Historiani dhe teologu Olsi Jazexhi deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se Esat Pashë Toptani do të ishte sot at i kombit shqiptar nëse s’do të ishte vrarë nga Avni Rustemi, aktin e të cilit e konsideron si “sulm terrorsit”.
Sikur të mos ishte vrarë nga sulmi terrorist i Avni Rustemit, Esat Pashë Toptani sot do ishte ati i kombit shqiptar. Pa Esat Pashë Toptanin dhe luftën heroike që ai Riza Pasha, dhe ushtarakët turq bënë për mbrojtjen e Shkodrës...Historianët tanë kur shkruajnë historinë, e përdredhin si disa hoxhallarë kur ti bën biseda me ta. Historianët nacionalistë janë personat më anti-shkencorë në fushën e historisë. Hasan Riza Pashën mendohet që e kanë vrarë katolikë të paguar nga spiunazhi malazez i kohës. Esat Pasha nuk kishte arsye pse të vriste Hasan Riza Pashën. Të dy po mbronin qytetin e vetëm turk në Ballkan. Esati bëri rezistencë heroike për mbrojtjen e Shkodrës. Kur qeveria e Vlorës me Ismail Qemalin shpalli pavarësinë, kjo gjë u refuzua nga Esati dhe Hasan Riza Pasha, ngaqë kjo ishte në atë kohë e paimagjinueshme. Qëllimi i ushtarakëve turq dhe shqiptar ishte që ruanin sa më shumë territore nga kryqëzata ballkanike”.
Sipas tij Esat Pashë Toptani ka qenë një burrë shteti që ndiqte real politikën.
Më thuaj një historian të huaj që e konsideron Esatin tradhtar?! Mosmirënjohja, injoranca dhe frika që ekziston në qarqet historike shqiptare, që edhe pas rënies së komunizmit e konsiderojnë tradhtar. Esati ka qenë edhe shok klase me Ataturkun”.



