Çela: I gjithë procesi ishte farsë, një mënyrë e PS për të shpërdoruar kohën, që ta zgjedh vet presidentin (VIDEO)

Çela: I gjithë procesi ishte farsë, një mënyrë e PS për të shpërdoruar kohën, që ta zgjedh vet presidentin (VIDEO)

Opozita dogji sot edhe raundin e para, dy të cilat ishin të fundit të mazhorancës, për zgjedhjen e një kandidati të mundshëm për president.

Pedagogu Erlis Çela, në studion e “MCN live”, e vlerësoi procesin e deritanishëm si të pritshëm, dhe fakti se mazhoranca gjatë tërë procesit e shpërdoroi kohën, që të shkoj vet drejt zgjedhjes së kandidatit për president.

 Nuk ishte surprizë, pritej që mazhoranca të nxirrte vet emrin, për të mos krijuar moskokëçarje, siç ishte me Metën.

I gjithë procesi me opozitën ka qenë farsë, një mënyrë për të shpërdoruar kohën, dhe më saktë për të kaluar sa më shpejt koha që të zgjedh vet presidentin. Shpërdorim i jashtëzakonshëm i një mundësie për të zgjedhur një president me integritet, që do të ishte një përpjekje për të balancuar skenën politike shqiptare që në fakt nuk kishte gjasa për tu bërë e mundur.

Sipas Çelaj, klasa politike me këtë humbi një mundësi.

Edhe pse sipas tij, pretendimi i Alibeaj ishte të merrte rol protagonist, ai nuk ia doli as të bënte bashkë grupin e tij parlamentar, për të bërë bashkë një shumicë imponuese ndaj mazhorancës në këtë proces.

Klasa politike shqiptare humbi një mundësi, Alibeaj ishte në kushtet e disfavorshme, ishte në mënyrë të sforcuar.

Pretendimi i tij dhe grupit të deputetëve që mbante, ishte për të qenë pjesë e negociatave, për të marrë pjesë, por që në fakt, ky grup filloi të rrudhej pak nga pak, pra nuk arriti as të bënte bashkë GP, ose për të bërë bashkë një shumicë për të imponuar mazhorancës, pra ishte një bilanc i dështuar, vlejti vetëm sa për të thelluar ndarjen e PD.

Opozita tashmë është jashtë procesit, mazhoranca shkoj deri në atë pikë ku deshi te shkonte vet që në krye te herës, mori kohën e çmuar dhe e theloj më shumë ndarjen brenda partisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy