
Spiro Cura, anëtar i LZHK deklaroi në studion e lajmeve të MCN Tv se “Aleanca progresiste” synon të vendosë një raport të ri me qytetarët për alternativën që do paraqesë dhe jo thjesht një bashkim mekanik për një rezultat sasior.
Duke folur për bashkëpunim e prezantuar dej me Patozit dhe Shehit, Cura tha se një pol i tretë me pikëpamja më të lehtë nga pesha politika mund të realizojë gjëra që partitë e mëdha as nuk mund t’i artikulojnë dot.
Më tej, Cura tha se kjo aleancë ka si qëllim të jetë forcë përcaktuese në këshillat bashkiakë.
Siç u përcaktua është një adresë e re politike se këtu politika është bërë si ndeshje futbolli. Ka nevojë për një adresë të re, nuk bëhet për të shtuar fuqinë politike, por edhe për të marrë mendimet e qytetarëve tek porta të tjera politike. Ky koalicion përpiqet të vendosë një raport të ri me qytetarët për alternativën që do paraqesë dhe jo të bëjë bashkim mekanik për rezultate sasiore. Kërkon të ketë bashkëpunim dhe shkëmbim idesh. Prandaj u mor kjo nismë për të realizuar një pol të ri si vlerë të shtuar.
Kemi parë që që partitë e mëdha janë si makinat e rënda që e kanë të vështirë të lëvizin në rrugët me problematika të demokracisë. Një pol që përbën një peshë më të lehtë nga pikëpamja politike mund të realizojë gjëra që partitë e mëdha nuk i thonë dot. Nuk mund të flasin për problemin e pronës jashtë asaj që kanë përcaktuar 30 vjet më parë, apo për mundësinë e transformimit të vendim me reforma.
Një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk janë në këtë duel të partive. Disa i quajnë elektorati gri, por unë do e quaj elektorat në pritje që pret ide të shëndetshme. Në segmente të caktuara, shoqëria është mbi shtetin. Kjo nuk mund të ndodhë.
Kjo aleancë, është bashkëpunim politik që ka synim të jetë forcë përcaktuese në këshillat bashkiakë, pasi ato janë parlamente lokale, dhe duhet të kenë një zë. PL e ka shprehur numerikisht që do kemi drejtim, unë flas për një raport cilësor mes këshillave bashkiakë dhe qeverisë qendrore, deri ku mund të ndërhyjë kjo e fundit. Qeveria ndërhyn dhe në gjëra elementare si lejet e banimit, ndërtimit, konfliktet e vogla. Nuk ka pushtet lokal nga pikëpamja e vetëvendosjes.
Këshilli bashiak është autoriteti që duhet të përmirësohet që të ketë parlamentarë lokalë që të dinë të thonë po, por edhe jo. Edhe në Itali ka pasur lëvizje të tilla të autonomisë lokale nën thirrjen “Roma ladrona”.



