Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në Baltimorën e jugut në SHBA. Sipas raportimeve paraprake nga mediat e huaja disa persona kanë mbetur të vrarë ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë plagosur. 10 persona u dërguan në spital nga policia, ndërkohë që 19 të tjerë janë paraqitur vetë. Një dëshmitar mësohet të ketë thënë se ka dëgjuar 20-30 të shtëna.



