Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesën e ish kryeprokurorit Llalla

Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesën e ish kryeprokurorit Llalla

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi sot kërkesën e ish-drejtuesit të Prokurorisë, Adriatik Llalla, për moszgjatje të afateve hetimore ndaj tij. Me anë të një kërkese drejtuar Gjykatës, me datën 25 mars, ish kryeprokurori Llalla kishte kërkuar mbylljen e hetimeve ndaj tij, duke  e konsideruar si të padrejtë vendimin për zgjatjen e afatit.

Në përgjigjje të kësaj kërkese, Gjykata e Krimeve të Rënda, rrëzoi kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla duke lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë, për zgjatjen e afatit të hetimit ndaj tij.

Për shkak të nevojës për të vazhduar me mbledhjen e provave dhe veprimet e tjera proceduriale, një javë më parë, Krimet e Rënda zgjatën me tre muaj afatin e hetimeve. Prokuroria ka kërkuar zgjatjen e hetimeve deri ne qershor, për shkak se priten letër porositë nga Gjermania dhe SHBA.

Prej vitit të kaluar ish kryeprokurori Adriatik Llalla, është nën hetim nga Prokuroria për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Pronat e tij u përllogariten në vlerën afro 1 miliard lekë dhe prej 23 korrikut të vitit 20018, janë të sekuestruara. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy