“Gruaja që jep gji”, statuja refuzohet të vendoset në sheshin e Milanos

“Gruaja që jep gji”, statuja refuzohet të vendoset në sheshin e Milanos

Komisioni i ekspertëve të bashkisë së Milanos, i cili ka për detyrë të vlerësojë vendosjen e veprave të artit në hapësirat publike, ka dhënë një mendim negativ për vendosjen në Piazza Duse, në zonën e Porta Venezia, të një statuje bronzi e cila përfaqëson mëmësinë, ku një grua ushqen me gji fëmijën e saj.

Refuzimi i vendosjes së statujës në shesh bëhet nën argumentin se nuk do të përfaqësonte vlera që mund të ndajnë të gjithë qytetarët.

“Nga qumështi i nënës vijmë” titullohet vepra prej bronzi, e cila është bërë shkak përçarjeje, të cilën familja e artistes Vera Omodeo ka dashur t’ia dhurojë qytetit italian, në mënyrë që të ekspozohet në një shesh, veçanërisht në atë kushtuar një gruaje tjetër, Eleonora Duse.

Por komisioni i ekspertëve, sugjeroi që familja t’ia dhuronte statujën “një institucioni privat, një spitali ose një instituti fetar, brenda të cilit tema e mëmësisë vlerësohet më shumë, e shprehur këtu me nuanca jashtëzakonisht fetare”.

Fjalë që shkaktojnë polemika dypartiake nga qendra e djathtë, por edhe nga Partia Demokratike që përfaqëson shumicën në këshillin e qytetit.

Kryebashkiaku Giuseppe Sala është i befasuar nga vendimi dhe premton se do t’i kërkojë vetë komisionit të rishqyrtojë çështjen, pasi nuk mendon se ofendon ndonjë ndjeshmëri.

Duket paksa e pakuptimtë për të thënë se nuk i përgjigjet ndjeshmërisë universale.

Dhe me të pajtohet edhe këshilltari për kulturë Tommaso Sacchi, sipas të cilit statuja “nuk ofendon askënd dhe ne do të mendojmë t’i japim një vendndodhje”.

Arsyetimet e komisionit bashkiak “janë motive surreale” shpjegon vajza e artistes, Serena Omodeo, e cila donte t’i bënte homazhe nënës dhe të gjitha grave duke dhuruar veprën, me bashkëpunimin e shoqatës së toponimit të femrave.

Ndërsa Partia Demokratike me këshilltarët Alice Arienta dhe Luca Costamagna nënvizon se si “mëmësia si një zgjedhje dashurie dhe lirie është një pasuri për t’u mbrojtur dhe vlerësuar. Gratë nuk ndihmohen duke fshirë figurën e mëmësisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy