Kyeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak është takuar sot në Egjipt me presidentin palestinez Mahmud Abbas.
Zyra e Sunak tha se kryeministri shprehu "ngushëllimet e tij të thella për humbjen e jetëve të civilëve në Gaza" dhe përsëriti angazhimin e tij për hapjen e aksesit humanitar në Gaza.
Të dy liderët "dënuan terrorizmin e Hamasit dhe theksuan se Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez".
Zëdhënësi i Sunak tha: "Udhëheqësit ranë dakord për nevojën që të gjitha palët të ndërmarrin hapa për të mbrojtur civilët dhe infrastrukturën civile dhe për të minimizuar humbjen e jetëve të pafajshëm."



