
Një takim midis një diplomati të lartë amerikan dhe përfaqësuesve talebanë në Doha javën e shkuar për të diskutuar një armëpushim të mundshëm përfundoi me "sinjale shumë pozitive" dhe një vendim për të mbajtur më shumë takime.
Takimi mes një delegacioni të udhëhequr nga Alice Wells, zëvendës ndihmës sekretar në Byronë e Departamentit të Shtetit të Çështjeve të Jugut dhe të Azisë Qendrore dhe përfaqësues të talebanëve u njoftua për herë të parë nga "The Wall Street Journal" por nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Sipas një zyrtari të talebanëve, i cili tha se ishte pjesë e një delegacioni katër anëtarësh, nga takimi ishin "sinjale shumë pozitive", të cilat ai tha se u zhvilluan në një "atmosferë miqësore" në një hotel në Doha.
"Ju nuk mund ta quani atë bisedime paqësore", tha ai. "Këto janë një sërë takimesh për fillimin e bisedimeve formale dhe të qëllimshme. Ne ramë dakord të takohemi së shpejti dhe të zgjidhim konfliktin afgan nëpërmjet dialogut".
Ai tha se bisedimet u mbajtën pa praninë e zyrtarëve të qeverisë afgane në këmbënguljen e talebanëve.
Ky veprim vjen pasi qeveria afgane dhe Shtetet e Bashkuara kanë rritur përpjekjet për t'i dhënë fund luftës 17-vjeçare në Afganistan pas një armëpushimi të pashembullt tre-ditor gjatë festës së Fiter Bajramit muajin e kaluar.
Armëpushimi, i cili pa luftëtarë talibanë të ulur me ushtarë në rrugët e Kabulit dhe qytete të tjera, ofroi vizionin e parë konkret të një zgjidhjeje paqësore, pasi një përpjekje e mëparshme në bisedimet e paqes u prish në 2015.
Megjithëse talebanët refuzuan ofertën e Presidentit Ashraf Ghani për të zgjeruar armëpushimin pas Bajramit, kontaktet pas skenave kanë vazhduar dhe qeveria ka thënë se po shqyrton një armëpushim tjetër gjatë muajit të ardhshëm të festës së Kurban Bajramit.
Ndërsa shpresat për negociata të mundshme zyrtare janë ngritur, Shtetet e Bashkuara kanë pranuar të marrin pjesë drejtpërsëdrejti në bisedime, megjithëse këmbëngul se procesi do të mbetet nën udhëheqjen afgane.



