Dogji një sipërfaqe me vreshta, arrestohet ish-zëvendës ministri i Integrimit

Dogji një sipërfaqe me vreshta, arrestohet ish-zëvendës ministri i Integrimit

Ish-zëvendësministri i Integrimit dhe Shëndetësisë, Albert Gajo, është vënë në prangat e policisë pasi dogji me zjarr një sipërfaqe me vreshtari dhe bimësi të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Albert Gajo, 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Sarandapor”, në Leskovik, Kolonjë, me veprimet e tij ky shtetas ka shkaktuar rënien e zjarrit në një sipërfaqe me vreshtari, duke përfshirë më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi.

Gajo ka qenë Zëvendës Ministër i Integrimit në vitet 2005-2009 dhe Zëvendës Ministër i Shëndetësisë në vitet 2009-2013.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin.

Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy