Arrestimi i Beqajt/ Kalemaj: Vëmendjen më të madhe ta merrte sterilizimi. Rama s’mund të justifikohet më se rastet janë individuale (VIDEO) 

Arrestimi i Beqajt/ Kalemaj: Vëmendjen më të madhe ta merrte sterilizimi. Rama s’mund të justifikohet më se rastet janë individuale (VIDEO) 

Politologu Ilir Kalemaj duke folur në Mcn Live e konsideroi një lajm të mirë arrestimin e ish-ministrit Beqaj, por theksoi që vëmendjen më të madhe nga SPAK duhet ta merrte afera për koncesionin e sterilizimit. Kalemaj po ashtu vuri në dukje se Rama nuk mund të justifikohet më me argumentin që përgjegjësitë për aferat korruptive janë personale. Kalemaj shtoi se në kabinetin e Ramës kanë mbetur shumë pak ministra politikë.

Drupal Ad

 

 

 

"Kur Beqaj u emërua në detyrën e re, iu varën ujkut mëlçitë në qafë. Njëri nga ata ka qenë vartës i tij. Tregon një skemë të mirëfilltë të organizuar. Ai ishte duke u hetuar për atë restorant, dhe pasuritë, dhe i jepet një detyrë e re. Ti me këtë detyrën e re, me fondet e BE, shkon aty me idenë për të përvetësuar. Mendoni ju që BE s’do t’i ketë në refene këto gjëra, që drejtori i SASPAC ka abuzuar me fondet. Është i vetmi vend që ka ndodhur që të pezullohet IPARD 3. Këta në emër të agroturizmit ndërtuan restorante. Këtu është bërë një vjedhje makabre me fondet e taksapaguesve europianë, imagjino ça bëhet me fondet e taksapaguesve shqiptarë. Lajmi i arrestimit është i mirë, por do të duhet të merrte një vëmendje më të madhe koncesioni për sterilizimit.

Ka dy kosto politike. Kostoja e parë politike është që u bë një numër i madh i ministrave, zv.ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive. Nuk mund të justifikohet më me raste individuale. E dyta shikoni 2013-ën me cilin ekip qeveritar erdhi z.Rama. Ishin të gjithë figura politike, të rinj.  Sa nga ‘delfinët’ e Ramës kanë mbetur sot në kabinet. Pothuaj asnjë, hiq Peleshin që u rikthye. Ku është Bushati, Gjiknuri, Beqja, Peleshi u hoq dhe u vu prapë. Secili prej këtyre ishte sekretar programi i PS. Kabineti i z.Rama s’është as politik, as teknik. Hiq Manjan, Ballukun, Peleshin, Ballën, s’njoh ndonjë ministër tjetër politik. Të tjerët janë të gjithë ministra që punën e parë në librezë kanë shënuar atë të ministrit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy