Harris dhe Trump shtrëngojnë sërish duart në ceremoninë e përvjetorit të 11 shtatorit

Harris dhe Trump shtrëngojnë sërish duart në ceremoninë e përvjetorit të 11 shtatorit

Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump shtrënguan sërish duart të mërkurën në mëngjes, teksa mbërritën në ceremoninë e përvjetorit të 11 shtatorit në qendër të Manhatanit.

Harris, e cila qëndronte mes senatorit të Nju-Jorkut, Chuck Schumer dhe Presidentit në detyrë Joe Biden, iu afrua presidentit për të shtrënguar duart me Trump, i cili po qëndronte pranë ish-kryebashkiakut të qytetit të Nju Jorkut, Michael Bloomberg.

Përshëndetja erdhi më pak se 12 orë pasi Harris dhe Trump u takuan për herë të parë gjatë debatit të organizuar nga Abc News në Filadelfia.

Shtrëngimi i duarve mes Harris dhe Trump të marten mbrëma i dha fund një serie tetëvjeçare pa shtrëngime duarsh në skenën e debatit presidencial. Nuk ka rregulla apo përcaktime që kërkojnë shtrëngim duarsh para ose pas debatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy