
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev pas takimit me homologun e tij Haradinaj gjatë vizitës së tij në Kosovë, është pritur edhe nga presidenti Hashim Thaçi.
Kreu i shtetit, pas takimit me kreun e qeverisë maqedonase, Zoran Zaev, theksoi se të dyja vendet janë të mishëruara me vlerat e integrimit në NATO dhe BE.
Thaçi, tha sot se Kosova dhe Maqedonia kanë të ardhme evropiane dhe sipas tij është fat që mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura.
Ai potencoi faktin se Kosova respekton integritetin territorial të Maqedonisë.



