
Në ditën e tretë të revoltës, studentë, gjimnazistë dhe qytetarët të shumtë kanë vërshuar në rrugët e Tiranës duke shkaktuar kaos, rrëmujë dhe shkatërrime.
Për pasojë ka pasur të dëmtuar nga radha e policisë, por dhe protestuesve, të cilët kanë përfunduar në spital.
E nisur para Ministrisë së Arsimit, protesta vijon prej orësh në rrugët e kryeqytetit drejt institucioneve kryesore, shoqëruar me shkatërrime dhe dëmtime të ministrive, degëve të bankave, kompanive celulare dhe bizneseve, duke e kthyer pamjen e zemrës së Tiranës si “zonë lufte”.
Kjo situatë ka çuar në thirrje të përsëritura nga policia për distancim nga aktet e dhunës dhe në apelimin e prindërve që të mos lejojnë fëmijët e tyre të përfshihen në protestë.
Thirrje të ngjashme janë përsëritur dhe nga ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro.
Ndërkohë Kryeministri Edi Rama duke folur nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës, deklaroi hapur se nuk do e japë dorëheqjen.
Madje ai bëri përgjegjëse opozitën për situatën që po kalon vendi.
“Këto janë duart e një opozite që me maska të verbërish përpara kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku nuk do të rikthehet kurrë. Studentët janë gjithnjë të mirëpritur dhe për ta jemi gjithnjë gati të ulemi, të flasim, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje”, tha ai.
Sakaq protestës i janë bashkuar edhe të rinjtë e Korçës, Shkodrës, Durrësit, Vlorës dhe Elbasanit.
Edhe në këto qytete ka pasur incidente, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe shoqërimet dhe përplasjet me policinë.
height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1109885935072156%2F&show_text=false&width=560&t=0" width="560" height="314" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share">



