
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e fletëve të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë ku nga po u dërgohen fletët e votimit.

Nga aty gazetari Mariglen Kume, për shikuesit e “MCN live”, shpjegoi se si do të votojnë shqiptarët e disaporës pas mbërritjes në destinacion të zarfit me fletët e votimit dhe procedurat e tjera të dorëzimit të zarfit.
Brenda zarfit të ardhur nga KQZ, zgjedhësit do të gjejnë, zarfin e postës për kthimin e fletës, udhëzuesin, një listë me numrat e telefonit të DHL-së në shtete të ndryshme të botës.
Në zarfin B duhet të lexoni me kujdes udhëzuesin për procedurën e votimit, e dërguar nga KQZ. Më pas, nxirret nga zarfi B, zarfi A dhe prej andej me kujdes fletën e votimit dhe duhet të votohet vetëm për një parti ose koalicion ose vetëm për një kandidat.
Në rast se votuesi voton psh PD dhe kandidatin e PS, vota nuk numërohet dhe digjet, poashtu nuk numërohet vota kur qytetari zgjedh më shumë se një parti.
Ndërkohë pasi që qytetarët e diasporës të kenë votuar, duhet që fletën e votimit ta fusin në zarfin e madh ne zarfin A dhe më pas në zarfin e madh të KQZ për ta postuar, Pasi ti kryejnë këto duhet të marrin në telefon operatorin e postës në telefon dhe të caktojnë një ditë dhe orar të caktuar se kur ta dorëzojnë.
Vlen të përcaktohet fakti se nëse në një familje ka katër persona duhet secili dorazi ta dorëzojnë dhe jo një familjar për peronat të familjes së tij përnjëherë.



