Mbahen sot në Greqi zgjedhjet parlamentare, 7 shqiptarë kandidatë për deputetë

Mbahen sot në Greqi zgjedhjet parlamentare, 7 shqiptarë kandidatë për deputetë

Po mbahen sot në Greqi zgjedhjet parlamentare, ku kryeministri Kyriakos Mitsotakis i partisë konservatore Demokracia e Re kërkon rikonfirmimin në detyrë, ndërsa si rival kryesor i tij shihet ish-kreu i qeverisë Alexis Tsipras nga partia e majtë SYRIZA.

Sondazhet sygjerojnë se Mitsotakis është në epërsi përballë Tsipras me 6%, por rezultati mund të jetë edhe më i ngushtë. Në total në garë janë 6 parti greke, ndërkohë që 7 prej kandidatëve për deputetë janë shqiptarë.

Votimi i së dielës mbahet sipas një sistemi të përfaqësimit proporcional, i cili e bën të vështirë për çdo pretendent të sigurojë një fitore të plotë, gjë që mund të çojë në një raund të dytë votimi.

Fituesi i zgjedhjeve do të ketë tre ditë kohë për të negociuar një koalicion me një ose më shumë parti të tjera.

Nëse kjo dështon, mandati për të formuar një qeveri i jepet partisë së dytë.

Por ndarjet e thella midis dy partive kryesore dhe katër partive më të vogla që pritet të hyjnë në Parlament do të thotë se një koalicion do të jetë i vështirë për t'u arritur, duke bërë që zgjedhjet e dyta të mundshme më 2 korrik.

Zgjedhjet e dyta do të mbaheshin sipas një ligji të ri zgjedhor që e bën më të lehtë për një parti fituese të formojë një qeveri duke i dhënë asaj një bonus deri në 50 vende.

Kyriakos Mitsotakis, ka hedhur poshtë mundësinë e një partneriteti me PASOK-un.

Alexis Tsipras këmbëngul të sfidojë sondazhet e opinionit publik, të paktën publikisht, duke shpresuar se partia e tij SYRIZA mund të jetë e para. Ky skenar duket më i vështirë, po aq sa koalicioni qeverisës i SYRIZA-s me PASOK-un.

Tragjedia hekurudhore e shkurtit që vrau 57 njerëz e ka bërë kryeministrin Mitsotakis të humbasë epërsinë e tij dyshifrore duke ngushtuar shifrat. Po ashtu vlen të përmendet se shefi i ekzekutivit u përfshi në një një skandal përgjimi, ku telefoni i shërbimit sekret përgjonte Nikos Androulakis, kreun e partisë opozitare socialiste PASOK.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy