Berisha flet pas përjashtimit: Vendim i Bashës, nën presionin e lobimit korruptiv Edi Rama-Xhorxh Soros (VIDEO)

Berisha flet pas përjashtimit: Vendim i Bashës, nën presionin e lobimit korruptiv Edi Rama-Xhorxh Soros (VIDEO)

Ish-kryeministri Berisha duket se është zënë në befasi nga vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së. Në një intervistë për Syrin, ai e cilësoi personal vendimin e Bashës, ndërsa shtoi se sot PD-së i është bërë goditja më fatale që mund t’i bëhej.  Ish-kryeministri tha se Basha ka qenë nën presionin e Ramës, të cilit i është dorëzuar, duke i dorëzuar atij njëkohësisht edhe sovranitetin e gjithë partisë.  

 

Vendimi është jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji të vendit. Një vendim të tillë një njeri që respekton parimet me elementare të një force politike të lire nuk mund ta marrë. Unë e kuptoj presionin e jashtëzakonshëm që ai ka patur, por pavarësisht nga presioni, mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij sesa të dorëzonte sovranitetin e PD. PD është një institucion i sovranitetit të vendit. Me anë të këtij vendimi Basha dëshmoi se vendosi të dorëzojë sovranitetin faktikisht të asgjësojë PD si një parti sovrane për shkak të presioneve të jashtëzakonshme të lobimit korruptiv të Ramës dhe Soros. Jam i sigurt se Bashën e kanë kërcënuar me sanksione, për këtë nuk dyshoj. Çfarë sanksionesh? Mua nuk më intereson se çfarë sanksionesh. më intereson fakti se pd nuk mund të jetë kurrë një forcë politike drejtuesit dhe deputetët e të cilës t’i caktoj dikush tjetër. Këtu merr fund gjithçka. nëse PD i është bërë goditja më fatale që mund ti bëhet një force politike. Kuptoj presionin e madhe dhe të jashtëzakonshëm që Rama ka arritur ndaj Bashës, por njeri i civilizuar ndodhet para rrethanave që nuk pranon kurrë një vendim i cili faktikisht asgjëson forcën politike opozitare PD. Për të marrë një vendim të tillë zoti Basha duhet të mblidhet kongresin e PD të ndryshonte statutin të vendoste një nen në statut në të cilin të sanksionohej përjashtimi nga grupi i personave që shpallen non grata. Ky nen nuk ekziston dhe nuk mund të ekzistojë pa transparencën. në këtë kontekst ai bën për interesa dhe për qëllime të caktuara shpalli një vendim që në fakt është nul sepse është vendim i tij dhe i asnjë forumi të PD, por nuk është ky thelbi, por dorëzimi i sovranitetit të PD. Shqipëria ka humbur, e tërë shoqëria shqiptare ka humbur.

Për interesa apo qëllime të caktuara shpalli një vendim që është një vendim i tillë dhe i asnjë forumi të PD. Thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD-së. Shqipëria ka humbur.  

Berisha tha se pavarësisht vendimit, do të jetë nesër në Parlament. Ai përsëriti se vendimi për përjashtimin e tij është një ndikim direkt mbi kreun e PD-së nga kryeministri Rama dhe filantropisti Xhorxh Soros.

Nesër do shkoj në Parlament. Me veprimin e tij, kreu i PD shkelmoi parimet themelore. PD e kanë themeluar studentët dhe intelektualët. Në kulmin e izolimit, në kulmin e rrethimit, kanë vendosur parimin e lirive dhe të drejtave njerëzore. Sot Lulzim Basha nën presionin pa diskutim të madh të lobimit korruptiv Edi Rama-Xhorxh Soros shpall një vendim, më të paligjshmin në historinë e pluralizmit.  

Pyetjes nëse pas vendimit ka një marrëveshje Rama-Basha, Berisha iu përgjigj: Kemi përpara ujkun, ç’e duam gjurmën?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy