Foto / Video / Ariana Grande, pas sulmit terrorist vazhdon turneun në Europë

Foto / Video / Ariana Grande, pas sulmit terrorist vazhdon turneun në Europë

Ylli i popit, Ariana Grande ka vazhduar turneun e saj në Europë edhe pas sulmit terrorist në Manchester që mbetën të vdekur 22 persona dhe shumë të lënduar.

Ajo performoi mbrëmjen e kaluar në Paris, ku pati masa të larta sigurie pasi rrugët u bllokuan disa orë para se koncerti të fillonte. Stafi i sigurisë kontrolloi cantat e cdo personi dhe policët kontrolluan zonën me qen nuhatës.

23-vjecarja u shfaq në skenë me të dashurin e saj, Mac Miller i cili ishte mbështetje e madhe për të.

“Ajo filloi të performonte përsëri pas ngjarjes tragjike dhe bëri kaq shumë për Manchester. Ariana dhuroi shumë para për familjet dhe shkoi të vizitonte vajzat e vogla në spital. unë e adhuroj për atë që bën,”  -tha një 16-vjecar për Reuters.

Megjithëse shumë fansa ishin të pasigurt për tu bërë pjesë e koncertit të saj të rradhës, në fund pranuan se cdo gjë shkoi mirë dhe nuk pati probleme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy