Berlusconi: Putin e pushoi Ukrainën për të vënë në krye të saj njerëz të mirë

Berlusconi: Putin e pushoi Ukrainën për të vënë në krye të saj njerëz të mirë

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, mbrojti Vladimir Putinin përpara zgjedhjeve të parakohshme të Italisë, duke thënë se presidenti rus thjesht donte të zëvendësonte qeverinë e Volodymyr Zelenskyy me "njerëz të mirë".

Gjatë një interviste në Rai1, udhëheqësi 85-vjeçar i Forza Italia tha se Putini "u nxit nga popullsia ruse, nga partia e tij, nga ministrat e tij për të shpikur këtë operacion special". Plani, tha ai, ishte që trupat ruse të hynin “brenda një jave për të zëvendësuar qeverinë e Zelenskyy-t me një qeveri njerëzish të mirë”.

Megjithatë, shtoi Berlusconi, “rusët gjetën një rezistencë të papritur dhe të paparashikueshme nga trupat ukrainase, të cilat më pas u furnizuan me armë të të gjitha llojeve”.

Berlusconi njihet si mik i vjetër i presidentit Putin. Që nga nisja e ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë, qëndrimet e tij kanë qenë të ndryshme. Dy muaj pas pushtimit, në prill, ai tha se ishte "i zhgënjyer dhe i pikëlluar" nga Putini. Një muaj më vonë, ai tha se Evropa duhet "të përpiqet dhe t'i bëjë ukrainasit t’i pranojnë kërkesat e Putinit".

Ndikimi rus në politikat e brendshme të Italisë ka qenë një çështje shqetësuese gjatë gjithë fushatës zgjedhore pasi koalicioni i djathtë, i cili përfshin edhe Forza Italia-n e Berlusconit, ka gjasa të fitojë shumicën e vendeve më 25 shtator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy