
Instituti i Studimeve Politike ka publikuar një raport mbi aktivitetin e Parlamentit të Shqipërisë në periudhën shtator-dhjetor 2021. Në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV Afrim Krasniqi deklaroi se dy deputetët Erion Braçe dhe Eduard Shalsi kanë qenë ata më aktiv në parlament të cilët janë munduar të bëjnë dhe opozitën vetë.
Një nga shkaqet kryesore e jetës parlamentare mbetet kriza në opozitë ku sipas tij fillimisht duhet të qartësohemi se cila është opozita e vërtetë. Ai tha ndër të tjera se nëse kjo krizë vijon gjatë parlamenti do të dobësohet, pasi dhe ata deputetë nga parti të tilla si PDIU dhe PSD që mund të konsiderohen një pjesë e opozitës janë vetëm si numër në Kuvend për të marrë rrogën.
Deputetët tradicional si Erion Braçe dhe Eduard Shalsi kanë qenë mjaft aktiv në jetën parlamentare me fjalimet e tyre duke bërë dhe rolin e opozitës që ka munguar në këto muaj. Berisha nuk ka ndonjë produkt parlamentar, edhe pse kjo mbetet e kuptueshme dhe për shkak të situatës. Basha po ashtu nuk ka lënë dot gjurmë në parlament. Ka pasur dhe deputetë të cilët ndonjë media i ka përdorur për deklarime qesharake, por që në fakt kanë rezultuar të mira siç është rasti i deputetit të Lushnjës Saimir Korreshi që edhe pse nuk janë fjalime akademike, janë fjalime që qytetarët duan të dëgjojnë.
Një problem mbetet edhe kriza e opozitës ku si fillim duhet të qartësohemi se cila nga dy palët është opozita reale. Asnjëra prej tyre nuk ka dhënë sukses sepse palët në opozitë kanë akuzuar njëra-tjetrën për vjedhje votash dhe në këtë kontekst nuk mund të akuzojnë |PS për vjedhje votash. Të njëjta probleme ka pasur dhe në komisionet parlamentare dhe publiku e ka të vështirë të kuptojë se cila është në të vërtetë opozita.
E njëjta gjë ndodh me PDIU që opozitë quhet dhe PSD që ka tre deputetë që nuk kanë folur asnjëherë thjesht marrin pjesë në parlament dhe marrin ato miliona lek. Mungesa e kësaj opozite ka detyruar që deputetë të maxhorancës të bëjnë detyrën e opozitës. Nëse shohim senacën e djeshme një numër i madh deputetësh kanë mbajtur fjalime por pa arritur gjë, pa bërë ligje kur kjo është detyra kryesore. Fjalimet e tyre janë më shumë denigruese nga të dyja palët.



