Sot është dita e dytë e vaksinimit në vendin tonë, ku do të injektohen doza të tjera për personelin shëndetësor.
Në stadiumin Air Albania, pritet të vaksinohen 50 epidemiologë ashtu siç edhe u përcaktua nga Ministria e Shëndetësisë se të parët që do të kishin akses ndaj vaksinës do të ishin mjekët dhe infermierët në vijën e parë me Covid.
Krymeministri Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë kanë qënë sërish të pranishëm në ambientet e "Air Albania" për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në ditën e dytë.
Kujtojmë se ditën e djeshme u injektuan 50 dozat e para të Pfizer nga 970 doza të cilat kanë mbërritur në vend.
Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo ishte personi i parë që u vaksinua në vendin tonë, duke vijuar me kryeministrin Rama dhe mjekët Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero.



