COVID-19/ Policia i bën thirrje pensionistëve: Mos dilni fare nga shtëpia në asnjë orar

COVID-19/ Policia i bën thirrje pensionistëve: Mos dilni fare nga shtëpia në asnjë orar

Në vijim të masave shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Policia e shtetit i ka bërë thirrje të gjithë pensionistëve në zonat urbane dhe rurale që të mos dalin nga shtëpia në asnjë orar.

Me një njoftim për mediat, Policia i bën po ashtu thirrje edhe qytetarëve që në orarin e përcaktuar, të lëvizin vetëm ata pjesëtarë të familjes që kanë të nevojshme  të kryejnë furnizimin ditor për familjen.

Ndërkohë, për respektimin e radhës në markete, tregje apo farmaci, policia kërkon nga pronarët e subjekteve që të vendosin persona të posaçëm, që të sigurohet ruajtja e distancës.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të masave shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në zbatim të urdhrit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Policia e Shtetit u kërkon të gjithë pensionistëve në zonat urbane e rurale, në qendra të njësive administrative, të mos dalin nga banesat në asnjë orar të lejuar, me përjashtim të rasteve kur kanë një autorizim për të lëvizur ose emergjenca shëndetësore.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që në orarin e lejuar të lëvizjes për këmbësorët të lëvizin vetëm ata pjesëtarë të familjes që kanë të nevojshme  të kryejnë furnizimin ditor për familjen.

Të evitohen lëvizjet për çdo arsye tjetër!!

Të gjithë ata qytetarë që lëvizin në rrugë, shkojnë në markete, minimarkete, tregje  e farmaci, të bëjë kujdes të respektojnë distancën ndërmjet klientëve dhe të mos grumbullohen apo të qëndrojnë në lulishte, parqe apo buzë rrugës.

Pronarët e këtyre subjekteve të marrin masa për të vendosur persona të posaçëm që klientët të respektojnë distancën dhe radhën dhe në hyrje të këtyre subjekteve të ketë masa dizinfeketuese për duart.

Policia e Shtetit vijon të ushtrojë kontrolle të pandërprera në të gjitha zonat urbane e rurale dhe do ndëshkojë sipas ligjit cilindo që shkel këto rregulla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy