Avokati i Trump, Giuliani: Kim Jong-un u 'përgjërua' që samiti të zhvillohet

Avokati i Trump, Giuliani: Kim Jong-un u 'përgjërua' që samiti të zhvillohet

Avokati i presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani, ka thënë se udhëheqësi i Koresë së Veriut u "lut" që një samit i ri të zhvillohej pasi presidenti amerikan e anuloi atë.

Duke folur në një konferencë në Izrael, Giuliani tha se qëndrimi i ashpër i Trump erdhi pasi i kishte shtrirë dorën Phenianit. Trump bëri thirrje për samitin në maj, duke akuzuar Korenë e Veriut për "zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur".

Por planet bilaterale për samitin e 12 qershorit në Singapor u ringjallën pas një përgjigjeje pajtuese që erdhi nga Pheniani. ​Zyrtarët e Koresë së Veriut brenda 24 orëve ndryshuan qasje, duke dërguar një delegacion të lartë shtetëror në SHBA, për të biseduar me zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, përfshi edhe presidentin Trump, në mënyrë që të arrihet marrëveshja për mbajtjen e samitit historik.

Giuliani po fliste në një konferencë investimi në Izrael kur ai bëri këtë vërejtje.

Wall Street Journal raportoi për herë të parë se Giuliani tha: "E pra, Kim Jong-un u përgjërua në gjunjë dhe iu lut për takimin, dhe është pikërisht ky pozicioni në të cilin do të donin ta shinin".

Giuliani është një avokat i presidentit që merret me hetimin e përfshirjes ruse në zgjedhjet presidenciale. Sipas BBC, deri tani nuk ka ndonjë përgjigje të menjëhershme nga koreano-veriorët për komentet e tij.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy