Kodi i ri penal, Mena: Për ndërtimet e paligjshme dënohen të gjithë përveç fajtorit të vërtetë. Diskriminohen inxhinierët (VIDEO)

Kodi i ri penal, Mena: Për ndërtimet e paligjshme dënohen të gjithë përveç fajtorit të vërtetë. Diskriminohen inxhinierët (VIDEO)

Drejtoresha ekzekutive e Unionit të Inxhinierëve,  Dëshira Mena tha në studion e lajmeve të MCN Tv se drafti i Kodit të ri Penal nuk është konsultuar me specialistët dhe grupet e interesit.

Sipas Menës, Kodi i ri është fyes dhe diskriminues për inxhinierët. 

E ndalur tek neni 589, Mena tha se për ndërtimet e paligjshme dënohet sipërmarrësi, mbikëqyrësi dhe zbatuesi i punimeve por jo fajtorin e vërtetë.

Për një ndërtim të paligjshëm, dënohet sipërmarrësi, mbikëqyrësi, zbatuesi i punimeve. Nuk shoh të dënohet ai që e kryen ndërtimin e paligjshëm. Është përjashtuar ai që e kryen veprën penale. Dënohen të gjithë ata që marrin pjesë dhe nuk ndërtohet i zoti punës. Është bërë qëllimisht për të përjashtuar fajtorin e vërtetë dhe për të gjetur disa koka turku dhe të vendosësh me ligj një padrejtësi. 

Tregon frymën, tregon tendencën, nuk është rastësi. Tregon tendencën për të shpërndarë përgjegjësinë, për të mos e pasur fokusin e përgjegjësisë aty ku duhet, por për të treguar që fajin e ka roja, por nuk e ka hajdutit. E gjitha filozofia e gjësë, është për të treguar këtë lloj precedencë. Pasqyrohet tek nenet e tjera që mbështesin këtë lloj marrëdhënie në punë. 

Është fyese, është diskriminuese për inxhinierët. Një situatë që i vë inxhinierët në pozita që nuk i takojnë.

E ndalur tek aksioni për lirimin e hapësirave publike, Mena tha: 

Gjëja e parë që kuptojmë është që shteti nuk ka funksionuar. Nuk do të kishim fushatë po të kishte funksionuar. Për të mbuluar mosfunksionimin e vet merr aksione të tilla që ka pasoja të rënda. E para prish bizneset e ngritura dhe është dëm për atë që preket. E dyta, shteti nuk ndërtohet me fushata. Shteti ndërtohet me një sistem të kopsitur mirë, që punon nga pak dhe përditë. Duhet të punojmë çdo ditë të vitit për të pasur zhvillim, turizëm. Këto janë metoda që të trembin. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy