Rama: Meta e ka kthyer Presidencën në vatër të hedhjes së zjarrit

Rama: Meta e ka kthyer Presidencën në vatër të hedhjes së zjarrit

Kryeministri Rama u shfaq më i ashpër se kreu i komisionit hetimor lidhur me shkeljet që maxhoranca thotë se ke kryer presidenti Ilir Meta. Në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohen gjetjet e komisionit hetimor, Rama tha se kreu i shtetit e ka kthyer zyrën e këtij institucioni në seli të njëanshme dhe vatër të hedhjes së zjarrit.

Të gjithë harrojnë se Ilir Meta u bë presidentit me votat e tij dhe tonat, se nuk i kishim votat. Që në atë kohë e kam thënë që zgjodhëm presidentin më të mirë që mund të kishte opozita për veten e vet. As unë vetë nuk e kisha paraparë që presidenti do të ishte aq i mirë për opozitën, sa do të bëhej i keq për Shqipërinë, me akte vandale ndaj Kushtetutës dhe me akte në kundërshtim të plotë me traditën e vendosur në atë zyrë nga presidentë të tjerë, që asnjëherë nuk shkuan përtej kornizës kushtetuese”, tha Rama.

Kreu i maxhorancës shtoi se Meta e ka shkelur hapur Kushtetutën dhe mllefin ndaj opozitës e ka përdorur si degëzim.

Përpara Ilir Metës, Bujar Nishani duket si George Uashingtoni. Nëse e ndajmë Nishanin në dy pjesë, në atë të statuseve dhe intervistave pa frena dhe në atë të firmave si president në funksion të kryerjes së detyrës, Nishani i parë ishte një sekëlldi për Kushtetutën dhe shoqërinë në pikëpamje të të qenit simbol i unitetit kombëtar, ndërsa i dyti ishte absolutisht në rregull me Kushtetutën. Të njëjtën gjë mund të themi për të gjithë presidentët, por jo për Ilir Metën, që e ka kthyer zyrën e presidentit në seli të njëanshme dhe në një vatër të hedhjes në zjarr, duke përdorur Kushtetutën si letër dhe mllefin e tij ndaj shumicës si degëzim. Presidenti i ka bërë shkeljet dhe i ka bërë vendçe”, u shpreh kryeministri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy