Gjatë prezantimit të masterplanit për QSUT-në në Tiranë, kryeministri Rama tha se do të rritet bonusi i shpërblimit për mjekët që largohen nga Tirana për të shërbyer në spitalet rajonale. Rama tha se kjo është mënyra më e mirë për të penguar largimin e mjekëve specialist jashtë vendit dhe për të siguruar shërbim shëndetësor cilësor edhe në zonat e largëta.
“Bonusin do ta rrisim. Nëse nuk gjejmë mundësinë t’i japim një mjeku një pagë konkurruese me atë që mund të marrë në emigracion, atëherë nuk kemi bërë asgjë. Duhet të justifikohet kjo sakrificë me të ardhura që nuk do t’i kishin duke ikur në vende të tjera”, tha Rama.



