Duka: Pretendojmë deputetë në 6 qarqe, pakënaqësi e jashtëzakonshme ndaj PS. Nevoja për rotacion është ulëritëse

Duka: Pretendojmë deputetë në 6 qarqe, pakënaqësi e jashtëzakonshme ndaj PS. Nevoja për rotacion është ulëritëse

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, thotë se partia që ai drejton është në aleancë me Partinë Demokratike dhe grupin opozitar, me 9 kandidatë në listën e hapur dhe 1 në listën e mbyllur të Tiranës.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se PAA ka pretendime serioze në gjashtë qarqe për deputetë, duke thënë se korrupsioni madhor me të cilën përfaqësohet mazhoranca aktuale, synohet të kthehet në votë për opozitën.

Sipas tij, është ulëritëse koha që të ketë rotacion.

Ne pretendojmë në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Vlorë, Durrës, kemi pretendime të luftojmë për kandidatët.

Në terren shohim se ka pakënaqësi të jashtëzakonshme ndaj Partisë Socialiste. Përveç premtimeve të pa mbajtura, pjesa që i penalizon shumë është korrupsioni.

Kanë pjesën e korrupsionit që nuk ka qenë asnjëherë në këto nivele. Se duke qenë kaq gjatë në pushtet, hasen me njerëz që iu kërkojnë para, autoritarë.

Tani na mbetet ne që këtë lloj pakënaqësie ta kthejmë në votë. Programi i opozitës është i realizueshëm.

Listat nuk janë as PAA, as PBDNJ, të koalicionit janë emra. Duhet të bëjmë ne propagandë me emra për kandidatët tanë.

Kali i betejës i Ramës për Shqipërinë 2030 dhe pasaportën europiane, është kundërshtuar nga opozita si propagandë boshe.

Integrimi i Shqipërisë ka qenë detyrë mbi detyra dhe nuk është bërë. Tani akoma po hap kapitujt dhe me këtë pretendon.

BE të pranon atje nga kushtet gjeopolitike që ka brenda vetes dhe e dyta nga plotësimi i detyrave.

Ndërkohë që qeveria është më e korruptuara në 34 vjet dhe thotë që me mua jo do të shkoni më shpejt në Europë.

Megjithëse i kapen gjithmonë njerëz për korrupsion në nivele të larta, ky thotë se drejtësia është meritë e imja.

A ka mundësi që një ministër të miratojë një VKM pa dijeninë e Kryeministrit?

Për ta larguar vëmendjen nga gjithë këto probleme, se nuk ka si t’i mbrojë, atëherë ka gjetur këtë lloj, “pasaporta 2030”.

Të gjithë në PS flasin me retorikën e tij. A kanë personalitet këta apo jo?!

Ne nuk flasim si Berisha, secili nga ne ka retorikën e vetë.

Nuk quhen më forcë politike këta, këta duket se në mënyrë të detyrueshme transmetohet tek të gjithë njerëzit e vetë dhe deputetët.

Është ulëritëse koha që të ketë rotacion. Mua më shqetëson fakti që thotë se drejtësinë e kam bërë unë.

Rama jeton i izoluar me pushtetin e vetë.

Duka shtoi se me Sali Berishën nuk bie dakord për SPAK, pasi ndan mendimin se drejtësia është më mirë nga sa ka qenë, duke nënvizuar se kjo tregohet edhe te fakti që u arrit te kryetari i bashkisë Tiranë.

Kam parë që nga momenti që është krijuar e deri sot se ka një mbështetje të jashtëzakonshme të partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy