Roza dhe Stine, "Hangover"-i që theu tabutë  (VIDEO)

Roza dhe Stine, "Hangover"-i që theu tabutë (VIDEO)

“Çifti simpatik” më i përfolur në këtë Shën Valentin ishin Roza dhe Stine. Në emisionin “Hangover” në Tema Tv dhe MCN Radio, ata bënë të ditur çdo detaj rreth marrëdhënies së tyre pas lidhjes së dashurisë që kanë pasur. Stine tregoi në “Hangover” se tashmë kanë mbetur shokë.

Kur takohen, edhe pse rrallë, takohen si shokë, madje, janë si të tillë e kalojnë bashkë edhe ditën e të dashuruarve. Ndërsa pyetjes se kur do jenë sërish bashkë, Stine iu përgjigj: “Tani jemi bashkë, ishim bashkë para emisionit dhe do jemi edhe pas tij, sepse Roza do më japë kafe”. Pasi në studio u dëgjuan këngët e Stines dhe u pyet se për kë janë këto këngë, ai tregoi se ishin për Rozën, dedikime që ajo të kthehej prapë me të. Pavarësisht faktit se Roza u ndje në siklet, ata sërish e morën me të qeshur.

Si përfundim, ata treguan se një dashuri mund të kthehet në miqësi, madje treguan edhe shumë momente të këndshme që kanë kaluar sëbashku. Ndoshta Stine dhe Roza janë shembulli më i mirë i dy ish-partnerëve, të cilët ndryshe nga shumica që e urrejnë njëri-tjetrin, respektohen dhe kalojnë kohë bashkë si miq të mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy