Analisti Frrok Çupi tha në studion e MCN Live se hetimi i 21 janarit dhe dosjet Gërdeci po pengohen për arsyen se në SPAK dhe GJKKO ka njerëz që ‘ua kanë mbyllur gojën këtyre krimeve në kohën kur kanë ndodhur’.
Sipas Frrokut këto dy struktura penale duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë çështje.
Pa gjykuar 21 janarin dhe Gërdecin është e pamundur të thuash drejtësi. Çfarë e pengon. Di që është një gjë e rëndësishme e pengon.
Gjëja e rëndësishme që pengon është që në SPAK dhe GJKKO ndodhen njerëz që ua kanë mbyllur gojën këtyre krimeve në kohën kur kanë ndodhur. Në SPAK ka prokurorë që i kanë kaluar nëpër duar dhe i kanë lënë mënjanë.
Në SPAK dhe GJKKO ka njerëz që kanë kaluar edhe Gërdecin edhe 21 janarin. Për mua është pengesë jashtëzakonisht e madhe. Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Strasburgut e kanë urdhëruar SPAK-ut dhe GJKKO të gjykojnë në mënyrë sa më të shpejtë dhe sa më drejtë këto krime dhe nuk bëjnë asnjë lëvizje. Që sot ato janë në shkelje të ligjit. Nuk dëgjojnë Gjykatën e Lartë. Një gjykatë që nuk i bindet Gjykatës së Lartë aq më keq një prokurori është duke kryer një krim. Vetë fakti që SPAK merret me diplomën e Këlliçit dhe me votimet që do shkojë t’i kontrollojë apo jo është fatkeqësi e lartë. Penalisht duhet të përgjigjet. As ILD, as i prokurorisë as brenda për brenda prokurorët nuk kanë ngritur një padi kundër Dumanit apo të tjerëve që të përgjigjet penalisht pse nuk fillon çështja.



