Ushtria izraelite njofton se ka vrarë në një sulm ajror mbrëmë Asem Abu Rakaba, një njeri të cilin Izraeli e paraqet si komandant të forcave ajrore të Hamasit.
Abu Rakaba ishte përgjegjës për sulmet me dron dhe mbrojtjen ajrore të Hamasit. Ai mori pjesë në përgatitjen e masakrave të 7 tetorit dhe komandoi terroristët që depërtuan në Izrael, dhe ai është përgjegjës për sulmet me dronë ndaj objektivave ushtarake izraelite.
Po ashtu Izraeli thotë se rreth 150 objektiva nëntokësore në veri të Rripit të Gazës u goditën mbrëmë nga forcat ajrore izraelite.
Ndërkohë sipas gazetarëve të AFP- së bombardimet izraelite vazhduan edhe të shtunën në mëngjes në Rripin e Gazës.



