Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Deri në mesditë vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja të sjell dendësim të vranësirave duke gjeneruar shira afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike në zonat lindore, duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës, duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 12°C deri në 33°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, ku kthjellimet do të jenë mbizotëruese në Lindje, qendër dhe Rajonin e Mesdheut.

Ndërsa me vranësira, stuhi ere dhe shtrëngata shiu do ketë Europa Jugperëndimore, Ishujt Britanikë dhe Veriu i Kontinentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy