Temperaturat ekstreme kanë shkaktuar vdekjen e disa qindra besimtarëve në Arabinë Saudite.

550 persona kanë humbur jetën nga i nxehti ekstrem në Mekë.
"Të gjithë vdiqën për shkak të nxehtësisë, përveç një pelegrini që ndërroi jetë pasi u plagos në një turmë", tha një diplomat, duke shtuar se shifra totale erdhi nga morgu i një spitali në lagjen Al-Muaisem të Mekës.
Ky rit vjetor, një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, u mbajt edhe këtë vit në mes të verës në një nga rajonet më të nxehta në botë, me temperatura që arrijnë në 51.8 gradë Celsius.
Autoritetet e Arabisë Saudite thonë se i kanë ofruar asistencë mjekësore më shumë se 2,000 pelegrinëve, por japin informacione për vdekjet.



