"Çështja Beleri, e ndikuar", Kthupi: Vepra penale “shpërdorim detyre”, një thes ku mund të fusësh gjithçka. Kodi penal ka nevojë të korrigjohet

"Çështja Beleri, e ndikuar", Kthupi: Vepra penale “shpërdorim detyre”, një thes ku mund të fusësh gjithçka. Kodi penal ka nevojë të korrigjohet

Avokati Rezart Kthupi tha në studion e MCN Live se kodi penal ka nevojë të korrigjohet.

Kthupi tha se vepra penale “shpërdorim detyre” është një thes ku mund të fusësh gjithçka dhe lë hapësira pa fund.

Gjici është dënuar për “shpërdorim detyre” nuk ka lidhje me aktin, por me një procedurë për marrjen e azilit të qenve. Nuk është dënuar për videon, por për atë që ndodhi para dhe pas. Nëse do marrim akuzat ndaj dy palëve, janë të ndërlidhura. Alma Kaçi është akuzuar për ushtrim prostitucioni, për aktin, por Gjici për produktin që do vinte pas aktit.

Kemi një vepër "shpërdorimi i detyrës", është një thes ku mund të fusësh gjithçka. Shpresoj që kjo të korrigjohet në kodin penal. Shpërdorimi lë hapësira pa fund.

Vepra penale për të cilën është dënuar Gjici është thes shumë i madh.

 I ndalur tek çështja Beleri, Kthupi tha se është e ndikuar dhe se nuk mund të thuash me plot gojën që vendimi gjykatës është i drejtë.

Është çështja më e ndikuar për shumë arsye. Për të vlerësuar nëse ka vendim të drejtë do ishte mirë të ishe në brendësi të çështjes.

Është çështje e ndikuar. Është çështje ku të gjithë palët kanë interes. Interesa politikë, ekonomike, ndërkufitar.

Nëse është e ndikuar nuk mund të thuash me plot gojën që  vendimi i gjykatës është i drejtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy