Ukraina nuk ka asnjë lidhje me vdekjen e Prigozhin.
Kështu ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sipas asaj që raporton The Guardian duke cituar agjencinë e lajmeve Interfax-Ukraine.
"Të gjithë e kuptojnë se kush është përgjegjësi", tha presidenti ukrainas.
Hetuesit kanë filluar kërkimet në rrënojat e avionit privat që i përkiste grupit Wagner që në orët e para të mëngjesit të 24 gushtit.
Avioni u rrëzua një ditë më parë gjatë rrugës nga Moska për në Shën Petersburg, duke lënë të vdekur të gjithë pasagjerët e ekuipazhit.



