Ukraina do të eksportojmë 280 mijë ton ushqime në vendet më të varfra

Ukraina do të eksportojmë 280 mijë ton ushqime në vendet më të varfra

Rreth 280,000 ton produkte bujqësore do të eksportohen në të ardhmen e afërt nga portet e Ukrainës për Programin Botëror të Ushqimit (WFP) sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB, sipas një njoftimi të ministrisë së  infrastrukturës së Ukrainës.

Presidenti rus Vladimir Putin tha ditën e djeshme se Rusia dhe bota në zhvillim janë “mashtruar” nga marrëveshja për eksportet bujqësore dhe dëshiron që marrëveshja të rishikohet, pasi eksportet ukrainase nuk po dërgohen sipas tij, në vendet më të varfra të botës siç ishte menduar fillimisht.

2.37 milionë ton produkte ushqimore janë eksportuar tashmë nga Deti i Zi, sipas Kievit.

Ukraina thotë, megjithatë, se rreth 2.37 milion ton produkte ushqimore janë eksportuar tashmë nga portet e saj të Detit të Zi, duke përfshirë 1.04 milion ton në vendet aziatike dhe 470,000 ton në shtetet afrikane.

Falë partnerëve nga Kombet e Bashkuara, 190,000 tonë të tjerë drithë janë gati për eksport të mëtejshëm në shtetet e kontinentit afrikan”, tha ministria ukrainase në një deklaratë, e cila nuk dha detaje për 90,000 tonë të mbetur të produkteve ushqimore për tu eksportuar.

Një këshilltar i presidentit të Ukrainës tha ditën e djeshme se Rusia nuk ka asnjë arsye për të rishikuar marrëveshjen historike që lejon Ukrainën të eksportojë grurë nga portet e Detit të Zi dhe se kushtet e marrëveshjes së kohës së luftës po respektohen rreptësisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy