Tre deputetë të rinj betohen të enjten në Parlament

Tre deputetë të rinj betohen të enjten në Parlament

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë sot mandatin tre deputetëve të rinj: Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Kociraj.

Të tre deputetët e rinj, janë pjesë e listës së kanidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me këta deputetë, nga kjo forcë politike arrin në 11 numri i deputetëve, nga 18 sa kishte LSI në Parlament.

Megjithëse kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i është drejtuar zyrtarisht KQZ me kërkesë që mos u japë më mandate deputetëve të rinj si një vendim antikushtetues, një kërkesë e tillë nuk është marrë në konsideratë, pasi Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor e lejojnë një gjë të tillë.

Pos kësaj, janë edhe 18 emrat e rinj, të cilët janë thirrur nga Komisioni Qendror në raundin e tretë për marrjen e mandatit të deputetit. 18 kandidatët kanë 10 ditë afat që të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit.

Pas verifikimit të formularit, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, KQZ do t'u japë mandatin e deputetit për të bërë më tej betimin në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy