Vuçiç: Nëse doni Rusinë, zgjidhni kryeministër tjetër. Rama: Të mos mbetemi peng i së kaluarës

Vuçiç: Nëse doni Rusinë, zgjidhni kryeministër tjetër. Rama: Të mos mbetemi peng i së kaluarës

Vazhdon punimet Forumi për Sigurinë në Beograd. Kryemnistri serb Vuçiç deklaron se Serbia do të shkojë drejt BE-së, ose serbët të zgjedhin një kryeministër tjetër që i çon drejt Rusisë. Ndërs Rama deklaron se e rëndësishme është të shpëtojmë nga e kaluara, pavarësisht se njerëzit duan Brukseli, SHBA apo Moskën.

Rama: “Procesi i BE për ne nuk është një udhëtim për të shkuar diku sepse disa njerëz e presin këtë nga ne, por është rrugë e modernizimit që është e mundur për shoqëritë tona për të ndjerë hapësirën e boshllëkun mes të ardhmes veç përmes integrimit në BE. Është më i rëndësishëm procesi sesa anëtarësimi sepse mendoj se ndërtojmë shtetin që nuk e kemi pasur më parë. Duket si një mallkim Ballkanik sepse Europa ka qenë në një formë të mirë kur ishim rrëmujë dhe sot kur përpiqemi të jemi më mirë ata janë bërë rrëmujë. Nuk dua që të shkoj më tej me këtë sepse e edi që kjo në një farë mënyre do të shkaktonte dhimbje në plagë dhe sa i përket reformës në drejtësi, kemi zbarkuar në një proces që ka qenë i paimagjinueshëm dhe sot kemi kaluar një reformë kushtetuese në një paketë legjislative që janë radikale që çdo kush është i qartë në një gjë që kurrë s’do ishte e mundur pa mekanizmin e integrimit në BE. Dëshiroj ta përfundoj duke thënë se njerëzit mund të ndihen në mënyrë të ndryshme për SHBA, Bruksel e Moskë, por njerëzit duhet ta kuptojnë se nuk ka mekanizëm tjetër për të na lejuar që të dalim nga rruga e një historie jo shumë bujare e për tu bërë moderne e për të jetuar në epokën tonë pastaj për tu bërë anëtarë. Kjo është diçka që nuk mund ta parashikojmë por në fund ajo që ka rëndësi është se ne duhet të jemi modern dhe të dalim nga mënyrat fëminore për të qenë peng i së kaluarës”

 

Vucic: Ka qenë faji ynë e vazhdon të jetë, s’kemi qenë të aftë për t’i shpjeguar popullit se çfarë kemi arritur, njerëzit nuk e kanë ndjerë e kuptuar se kemi bërë diçka sa i përket vlerave për të cilat kemi luftuar. S’kemi qenë të aftë të lidhim vendet me ekonominë e fusha të tjera. Pashë Shqipërinë që mund të ofrojë rritje për të ardhmen dhe nuk  kam parë Serbinë. Shumë njerëz duhet ta kuptojnë vullnetin e popullit, atmosferën e përgjithshme që nuk e kemi kuptuar me lidershipin e BE dhe ky është faji ynë sepse Megarnan thoshte se ‘Kur flisni për dikë se është përpara kohe është e sjellshme për ti thënë se ai ka një sens të keq të kohës dhe për shumë njerëz nga ky rajon sepse nuk e kanë kuptuar se cfarë po ndodh. Shoh idetë nacionalitete po rriten dhe thonë se Vuciç fliste se donte të fitonte zgjedhjet, nuk do jem kandidat, nuk më intereson kjo, njerëzit kur analizojnë dicka e kur flasin për dikë mendojnë se cfarë do bënin ata dhe nuk analizojnë situatën reale që është ajo se kemi probleme të mëdha në Bosnje, është e dukshme dhe nuk mund të pranoj faktin se personi i vetëm me faj është presidenti i Serbisë dhe të tjerët janë të mirë. Edhe pse kemi ndërtuar besim të përbashkët shqiptaro-serbë kemi pasur sukses për të ndërtuar besim të përbashkët dhe është delikate dhe mendoj se lajmi kryesor në Tëitter është se këtu ka shumë njerëz nga Kosova, e pastaj? Është normale, nuk ka ndonjë gjë me rëndësi, ka rëndësi se kur flasim për marrëdhëniet tona gjithmonë ka pengesa në rrugë që duhet ti tejkalojmë dhe t’iu them të vërtetën jemi vone e nuk mund të përmbushim detyrimet tona dhe mund të ketë edhe ofendime që vijnë nga Kroacia për serbët dhe BE ka qenë e heshtur. Njerëzit e shohin këtë dhe ky është problem.

Problemi është se së pari i referohem vendit tim, s’po kritikoj asnjë tjetër, shoh se kanë frikë nga reagimi, ndaj them se po humbasim terren dhe s’ka të bëjë veç me zgjedhjet. Është çështje kohe kur njerëzit të ndryshojnë politikanët e tyre. Kemi mbështetjen më të mirë për një mbështetje ruse këtu, por njerëzit duhet ta kuptojnë. Bëni një analizë për këtë, ne nuk po kërkojmë justifikime, unë jam kryeministri që kërkojmë anëtarësim në BE, ndryshe zgjedhim dikë tjetër. Do bëj të pamundurën për të ruajtur marrëdhënie të mira me Rusinë, është proces shkatërrues që ka nisur dhe nuk jam shumë i fortë për ta kundërshtuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy