Lajm i mirë nga Londra për Shqipërinë

Lajm i mirë nga Londra për Shqipërinë

Shqipëria arriti të emetojë me sukses eurobond 7-vjeçar duke siguruar 650 milionë euro nga tregjet ndërkombëtare me interes 3.62 për qind. Është sukses, që vjen në një situatë të turbullt për tregjet dhe ekonominë botërore. Është sukses për disa arsye.

Së pari, investitorët shprehën gatishmërinë, pra ofruan të kreditojnë 3 miliardë euro për Shqipërinë, që tregon interes të lartë, por edhe besim tek ekonomia.

Së dyti, e kemi marrë borxhin thuajse me të njëjtin interes, që e morëm në vitin 2018, kur tregjet dhe ekonomia botërore ishin shume më optimiste.

Së treti, nuk kemi arritur interesin e Serbisë, por e kemi marrë borxhin më lirë se Maqedonia e Veriut. Vetëm dy javë më parë, Maqedonia e Veriut mori borxh 6-vjeçar, pra me afat më të shkurtër se eurobondi shqiptar, me interes 3.67 për qind, pra më të lartë se interesi me të cilin e siguroi Shqipëria. Dhe Maqedonia e Veriut e ka borxhin publik vetëm 40 për qind të PBB-së, pra gati dy herë më të ulët se ne.

Së katërti, emetimi me sukses i Eurobondit i jep frymarrje menaxhimit të financave publike, duke shmangur skenarin e një krize likuiditeti.

Në rast se Shqipëria nuk do të siguronte dot borxh në treg të lirë, varianti tjetër ishte kredia sindakale, interesat e të cilave i kemi paguar edhe 15 për qind.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy