Një pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanëve akrobatikë në Kanada ka humbur jetën gjatë një performance të dielën.
Bëhet fjalë për kapitenin Jennifer Casey.
Në momentin e incidentit, aeroplani akrobatik ishte ngritur në Kolumbinë Britanike, për të festuar sakrificën e personelit shëndetësor dhe të gjithë kanadezët që morën pjesë në luftën kundër pandemisë koronavirus.
Forca Ajrore Mbretërore Kanadeze gjithashtu njoftoi se anëtari tjetër i ekuipazhit, Kapiteni Richard MacDougall, është plagosur rëndë, por nuk është në rrezik për jetën.



