
Said Duleviç, ekspert IT deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se bankat në të gjithë botën hasin vështirësi në përshtatjen e teknologjive të kriptomonedhave. Duke vijuar shpjegimin e tij, Duleviç tha nuk ka një ligj që të ndalon të bësh “mining”, por që pjesa ilegale është konsumimi i energjisë së tepërt e cili nuk matet.
Sipas ekspertit të IT-së, monedha dixhitale ka disa të mira si thjeshtësia e përdorimit dhe siguria që ofron.
Duleviç theksoi se është një lëvizje e zgjuar dhe se do të bëhet si leku, një gjë normale ku njerëzit do zgjedhin vetë kë do përdorin.
Kur gjërat shkojnë në kahun e kundërt ka dhe pasoja. Po qarkullon një lloj leku që nuk po dihet burimi nga ka ardhur dhe ku po shkon. Gjërat duhen mirëmenduar dhe Banka e Shqipërisë ka kërkuar të mirëmendohen para se të bëhen ligje. Të gjitha bankat në botë hasin vështirësi në përshtatjen e këtyre teknologjive, është treg i pavënë në punë 100% ka ulje dhe ngritje. Bankat dhe institucionet botërore e shohin si një gjë që në një moment funksion dhe në një tjetër jo.
Nuk mendoj se duhet të jetë ilegale, ilegale është konsumi i energjisë së tepërt që nuk ka matës, nuk ka ligj që të bllokon që të mund të bësh “mining” me këtë lloj teknologjie. Gjërat ilegale kanë të bëjnë me energjinë. Shumica dhe i djegin dhe ato që janë hedhur në treg, që të mos shkojnë në limitin fundor. Ka vajtur drejt fundit dhe prandaj ka rënë kostoja e vlerës totale.
Mendoj që më shumë do pjesë hardware sesa softwere, do pjesë si karta grafike që janë pjesë fizike. Ka shumë pak software, mendoj se nuk i prek kjo pjesë.
Ka të mira, thjeshtësia e përdorimit, është e lehtë të hapësh një portofol dixhital dhe ta përdorësh për blerje transaksionesh dhe je anonim. E ke të sigurtë, pasi e ruan dhe e hap me sigurinë në maksimum me një ‘Keyphrase’ dhe shumë kompani në botë po e fusin si pjesë pagesë kriptomonedhën. Mund të blesh produkte me monedha. Nga procesi im i punës e mendoj si lëvizje të zgjuar dhe BE, do bëhet siç është leku, gjë shumë normale. Në fillim do të ketë problemet e veta. Kur të krijohet një rregullator dhe shteti të marri % mendoj se do jetë mënyrë zgjedhje, personat që duan ta përdorin e përdorin . Nuk ke pse deklaron sa lekë ke, mund të hapesh disa portofola.
I ndalur tek rasti i kompanisë FTX, Duleviç tha:
FTX ishte kompani që njerëzit kishin besim se ishin kompani të qendërzuara dhe ka një lloj kontrolli. Duke qene se njerëzit kanë besim që lekët ia dorëzojnë dikujt që ekziston, ndihen të sigurte. Ka dhe forma të decentralizuara ku nuk ka një pronar dhe lekët janë më të sigurta, dhe këtë po përdoren më shumë. Si puna e rasteve të FX ka shumë raste që kanë hedhur në treg monedhën dhe brenda natës shpallen falimentin. Bota e kriptove është si telebingo.



