EuropeIN / Zhvillimi i Shqipërisë sipas modelit zviceran, Huber: Duhet investuar në turizëm
Një nga vendet më të zhvilluara evropiane, edhe pse nuk është pjesë e BE-së, Zvicra është një model për shumë vende, brenda dhe jashtë Evropës. Por çfarë mund të themi për raportet midis Shqipërisë dhe Zvicrës dhe në ç’mënyrë modeli zviceran mund të ndihmojë në zhvillimin e Shqipërisë?! Si e sheh Zvicra zhvillimin e Shqipërisë dhe rrugëtimin e saj në familjen evropiane?! Ndiqni në “EuropeIN” nga Blerina Goce bisedën me ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, në intervistën e parë që ajo jep për një media në Shqipëri.