“Çajupi” mes natyrës e traditës/ Panairi që bëri bashkë artizanët e disa krahinave (VIDEO)

“Çajupi” mes natyrës e traditës/ Panairi që bëri bashkë artizanët e disa krahinave (VIDEO)

“Jeto natyrën” është panairi që mblodhi në fushën e Çajupit në Gjirokastër, artizanë nga Libohova, Gjirokastra, Përmeti e Tepelena.

Në stendat e improvizuara ata kanë ekspozuar punimet e tyre, që nga veshjet popullore të krahinave e deri tek kulinaria tradicionale kryesisht e zonës së Lunxherisë dhe Zagorisë.

Katerina Telo ka sjellë në këtë panair disa gatime tradite tradicionale si petaniku, dredhaniku e lakrori, ndërsa ka veshur kostumin tipik te grave zagorite.

Nëse kërkoni likeret me aromë trëndafili apo qershie, gliko fiku apo prevede ftoi, Mimoza Duka sjell pakëz aromë lunxhiote në stendën e saj për të pranishmit.

Ndërsa në stendën e Hektor Shehut, gjejmë ato që nuk duhet t’i mungojnë kuzhinës, erëzat, ndërsa ai flet edhe për grumbullimin e bimëve medicinale së bashku me fermerë të tjerë.

Rakia e rrushit por ajo e rigonit tërhoqi vëmendjen e vizitorëve në stendën e Bujar Rustemit.

Për kryebashkiaken e Libohovës Luiza Mandi, këto aktivitete do të vijojnë, pasi turizmi është një nga pikat e forta ku mbështetet ekonomia. Gjallërimi i një zone mahnitëse sikurse është Çajupi duhet të jetë në agjendën e çdo kryebashkiaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy