Rekordi i jashtëzakonshëm në Helsinki, zero vdekje në aksidente rrugore në një vit

Rekordi i jashtëzakonshëm në Helsinki, zero vdekje në aksidente rrugore në një vit

Helsinki nuk ka shënuar asnjë vdekje në aksidente rrugore në 12 muajt e fundit. Ky është një rekord që kryeqyteti finlandez, ku vdekja e fundit në aksident rrugor ishte në fillim të korrikut 2024. Kjo vjen pavarësisht faktit se Helsinki, i cili me 650.000 banorët e tij është shtëpia e mbi një të dhjetës së popullsisë së Finlandës, vitin e kaluar pa një numër rekord turistësh: 4.5 milionë qëndrime brenda natës, të cilat kontribuan në mbipopullimin e rrugëve të qytetit. 

Kryeqyteti finlandez i kishte vënë vetes qëllimin për zero vdekje në rrugë deri në vitin 2050 dhe vitet e fundit ka zbatuar një sërë politikash të sigurisë rrugore që kanë rezultuar vendimtare, duke filluar me kufirin e shpejtësisë prej 30 km/orë në shumë zona të qytetit.

“Shumë faktorë kontribuan në këtë rezultat, por kufijtë e shpejtësisë janë ndër më të rëndësishmit”, tha për faqen finlandeze të internetit Yle, Roni Utriainen, inxhinier trafiku në Departamentin e Mjedisit Urban të qytetit. 

Sot, mbi gjysma e rrugëve të Helsinkit kanë një kufi shpejtësie prej 30 kilometrash në orë, pasi tradicionalisht, kufiri ishte 50, dhe me fillimin e vitit shkollor, kufiri do të shtrihet në të gjitha rrugët pranë shkollave të të gjitha niveleve.

Rekordi i kryeqytetit finlandez është aktualisht unik, por efektet e uljes së shpejtësisë në vdekshmërinë nga aksidentet rrugore tani janë të njohura. 

Por kufizimet e shpejtësisë nuk janë të mjaftueshme për të arritur rezultatet e Helsinkit.

“Projektimi i rrugëve ka luajtur një rol themelor. Në vitet e fundit, infrastruktura për këmbësorë dhe çiklistë është përmirësuar ndjeshëm. Për më tepër, bashkëpunimi me policinë e trafikut është intensifikuar dhe janë futur më shumë kamera mbikëqyrjeje dhe sisteme automatike kontrolli”, shpjegon faqja e internetit e Yle. 

Kontribut kanë pasur edhe sistemet e përmirësuara të sigurisë së makinave dhe fakti që qyteti i inkurajon njerëzit të mos i përdorin.

“Transporti publik në Helsinki është i shkëlqyer, gjë që zvogëlon përdorimin e makinave dhe rrjedhimisht, numrin e aksidenteve të rënda”, shpjegoi inxhinieri i trafikut Utriainen. 

Rezultati është se në 12 muajt e fundit, ka pasur vetëm 277 aksidente rrugore me të lënduar dhe pa vdekje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy