
Moti gjatë ditës parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës dhe pasdite kryesisht në qendër dheverilindje të vendit.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim- veriperëndim me shpejtësi mesatare 4m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 7m/sek. Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 / 16 °C
në vendet e ulëta: 4 / 17 °C
në vendet malore: 1 / 11 °C



