Resuli: Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe për pastrimin e parave

Resuli: Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe për pastrimin e parave

Deputetja socialiste Pranvera Resuli thotë se investimet në ndërtim mbartin në vetvete rrezikun e pastrimit të parave, por shprehet se Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe.

Në një lidhje për MCN Live, ajo deklaroi se besimi i publikut çalon, pasi ka mungesë besimi të trashëguar ndër vite për shkak të situatave ndër vite që ka rrjedhur historia e zhvillimit ekonomik, me një sistem drejtësie që ka çaluar deri dje.

Drupal Ad

Për çështjen e pastrimit të parave nëse është një problem i madh, të dhënat e indeksit Basel, tregojnë se Shqipëria ka një përmirësim nga 4.78 në 4.35% gjë tregon se ne nuk jemi përkeqësuar, por kemi dalë nga zona e kuqe dhe del në një situatë normaliteti.

Moneyval e ka nxjerrë Shqipërinë nga lista gri në fundin e vitit të kaluar, kjo e bën situatën e Shqipërisë të qëndrueshme dhe e largon nga perceptimi se Shqipëria është në rrezik të madh nga pastrimi i parave.

Me këtë nuk e përjashtoj ekzistencën e fenomenit, por shifrat flasin ndryshe.

Dhe nëse kemi dalë nga zona e rrezikut dhe zona gri, kjo është në sajë të fuqizimit të institucioneve.

Resulaj shtoi gjithashtu se sistemi bankar shqiptar është i shëndetshëm, likuid dhe i konsoliduar dhe se nuk ka mungesë të keshit as për të financuar ekonominë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy