
Vendi ynë këtë të hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare.
Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek.
Valëzimi në det i forcës 1 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 16 °C
në vendet e ulëta: 5 / 16 °C
në vendet malore: 0 / 7 °C



