Gjimnastja 11-vjeçare, vritet nga sulmi rus në Mariupol

Gjimnastja 11-vjeçare, vritet nga sulmi rus në Mariupol

Një gjimnaste 11-vjeçare ukrainase, Kateryna Dyachenko, mbeti e vrarë nga shemba e shtëpisë së saj, e cila u godit nga një bombë ruse në Mariupol.

Lajmi i trishtë u bë i ditur nga trajnerja e saj Anastasia Meshchanenkova, cituar nga mediat vendase.

Nga sulmi humbi jetën edhe babai i saj, ndërsa nëna dhe vëllai shpëtuan, ndonëse ky i fundit u plagos rëndë. Mirëpo as vëllai dhe as nëna e së ndjerës, nuk mundën të evakuohen nga qyteti dhe janë bllokuar së bashku me mijëra njerëz të tjerë në Mariupol.

Trajnerja e së ndjerës, Anastasia Meshchanenkova, me një postim në Instagram dhe një foto të saj me gjimnasten e vogël, ndau lajmin e hidhur. Fotoja është bërë dhjetorin e kaluar, kur lufta ishte ende larg. Vdekja tragjike e së miturës shkaktoi bujë dhe zemërim në organizatat e gjimnastikës në mbarë botën.

“Nuk mund ta besoj, kolegët tanë ukrainas ndanë këtë tragjedi të tmerrshme. Kjo krijesë e mrekullueshme dhe e butë është tashmë engjëll”, tha gjimnastja bullgare Iliana Raeva, presidente e Federatës Kombëtare të Gjimnastikës Ritmike.

Edhe gjimnastika ritmike zvicerane i bëri homazhe të resë: “Pusho në paqe, Katya! Gjimnastja e re e bukur nga Mariupoli u largua shumë shpejt nga kjo botë. Ajo është një nga viktimat e shumta të një lufte të pakuptimtë”.

Shtëpia e Katerynës u shemb pas një goditjeje direkte nga artileria ruse në Mariupol, qytet që është bombarduar pothuajse vazhdimisht që nga dita e parë e pushtimit ushtarak rus.

Energjia elektrike, uji, ushqimi dhe ngrohja janë ndërprerë për shkak të bombardimeve të vazhdueshme, duke bllokuar të paktën 100.000 njerëz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy