Kryeministri Edi Rama nga Samiti i Këshillit të Europës kërkoi sërish që të rrëzohet raporti Dick Martin. Ai tha se etiketime të tilla për Shqipërinë dhe Kosovën nuk duhet të përdoren. Rama shtoi se Gjykata e Hagës po bën padrejtësi dhe se në të njëjtën situatë mund të ndodhet edhe Zelensky pas 10 vitesh, duke qenë se akuzat sponsorizohen nga Rusia.



