“Shqipëria bëhet” protestë para Kryeministrisë/ Lapaj: Rama simbol i korrupsionit, të ndalim regjimin banditesk

“Shqipëria bëhet” protestë para Kryeministrisë/ Lapaj: Rama simbol i korrupsionit, të ndalim regjimin banditesk

Lëvizja “Shqipëria bëhet” mban protestën e katërt para Kryeministrisë me anë të së cilës kërkohet krijimi i qeverisë tranzitore për të përgatitur vendin për zgjedhje të parakohshme.

 

Me pankarta në duar “Edi Rama o hajdut” dhe “Ku shkuan miliardat e vjedhura”, shoqëruar me flamuj kombëtarë, qytetarët i janë bashkuar protestës.

 

Në fjalën e tij para protestuesve kreu i “Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj deklaroi se Edi Rama është rreshtuar përballë drejtësisë.

 

Ai tha se qëndresa e nisur do të prodhojë një bashkim të madh popullor për të ndalur regjimin banditesk.

 

Çdo ditë e më shumë kësaj qeverie po i dalin skandalet, ndërkohë që i marri peng Edi Rama po dëshmon se rreshtimi në krah të drejtësisë në fillimet e veta e kishte thjesht fasadë qëndresa jonë dhe përballja me të po i rrëzon fasadën duke e rreshtuar si njeriu kundër drejtësisë. Është koha të bëhemi krah për krah kundër Edi Ramës. 

 

Ai është simbol i korrupsionit dhe i tillë do mbahet mend gjatë. U bënë 55 ditë duke i thënë Ramës se ai është hajdut. Kjo qëndresë do prodhojë një bashkim të madh popullor për të ndalur regjimin banditesk. Nuk ka më kohë, koha është tani, bashkimi duhet të ndodhë tani. 

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy