Lotët e Marias janë shenjë e të qarit të Zotit për viktimat e luftës që po shkatërron jo vetëm Ukrainën, por të gjithë popujt e përfshirë në luftë, pasi lufta shkatërron jo vetëm popullin e mundur, por edhe fituesin, madje edhe ata që shohin me sy sipërfaqësor.
Është ky mesazhi i dhënë nga Papa Françesku gjatë meshës së mbajtur këtë të shtunë për komunitetin e “Madonna delle Lacrime” të Treviglio, të Bergamos, Itali.
Në mënyrë të vazhdueshme, kreu i Vatikanit ka përsëritur mesazhe për paqe në Ukrainë, qysh nga nisja e agresionit rus më 24 shkurt.



