
Duke marrë si shembull zgjedhjet e 2013-ës dhe investimet e asaj qeverie në mijëra kilometra rrugë, gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri tha se investimet madhore të qeverisë Rama nuk do të kenë ndikim tek votuesit. I ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, Tomorri po ashtu komentoi procesin zgjedhor duke thënë se ka një trend më të lartë pjesëmarrje se në 2017-ën.
Pjesë nga intervista:
Investimet madhore të qeverisë a do kenë ndikim tek votuesit?
Tomorri: E shoh pak të vështirë duke marrë parasysh qeverisjen Berisha, u ndërtuan mijëra kilometra rrugë por kjo nuk u përkthye në votë për një mandat të tretë. Investimet madhore nuk kanë një joshje të madhe. Këtë ka treguar eksperienca. Nga ajo që kemi parë gjatë proceseve të kaluara në fshatra ka pasur pjesëmarrje më të lartë. Në këtë pikë nuk mund të analizohet në detaje.
Ka disa kantiere ndërtimi për investime të mëdha, janë firmosur disa projekte me Vlotalian. Përveç këtyre investimeve ka qenë edhe ndërtimi i aeroporteve që është ofruar. Oferta e qeverisë për zgjedhësit ka qenë këto oferta që do të rrisin mirëqenien. Nga ana tjetër Basha është fokusuar tek taksa e sheshtë, rritje e subvencioneve në bujqësi dhe larg koncesioneve, për të gjetur ato shkelje që opozita pretendon se kanë ndodhur.
Një koment për pjesëmarrjen ne zgjedhje?
Tomorri: Nga ajo që kemi parë nga të dhënat e KQZ ka një trend më të lartë se në 2017-ën. Ka qenë 3.5% më e lartë se në këtë orë në zgjedhjet e kaluara dhe nëse do vazhdojë do të jetë dukshëm më e lartë. Pas orës 13:00 do kuptohet nëse do kemi shira më të larta apo do qëndrojmë në të njëjtat shifra. Sfida është nëse do kemi një pjesëmarrje mbi 50% më shumë pjesëmarrje. Për shkak të emigrimit ne nuk e dimë se sa kanë emigruar dhe sa votojnë, por duket një tendencë për pjesëmarrje më të lartë. Kjo tregon se është lajm i mirë për opozitën, por kjo të të shikohet më mirë pas orë 13:00.



